Sot mbahet akademi për Abaz Thaçin

Kosova

Sot mbahet akademi për Abaz Thaçin

Më: 16 maj 2019 Në ora: 11:29
Foto

Në Teatrin Kombëtar të Kosovës, sot, 16 maj, mbahet akademi për Abaz Thaçin.

Aty do të jetë edhe Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.

Republika e Kosovës gjegjësisht presidentja Atifete Jahjaga në vitin 2016 ka ndarë Urdhrin Hero i Kosovës për Komandant Abaz Thaçi i njohur si Bjeshka-1.

Biografia e tij:

Biografi e shkurtër e Abaz .I. Thaçit Bjeshka 1. Abaz Thaçi u lind në 14.09.1964 në fshatin Vojnik të komunës së Skederajt. Abazi u lind dhe u rrit në një familje më tradita patriotike. Kjo familje tradicionalisht ishte qender e kaçakëve dhe veprimtarëve të çështjes kombëtare. Për shkak të qëndrimit të tyre kombëtar, ndihmës dhe përkrahjes së lëvizjes tone kombëtare, aktivitetit në LDK, kjo familje u ndëshkua dhe u torturue shumë here. Babai i Abazit ishte arrestuar dhe malltretuar në stacionin e policisë serbe. Vëllai i Abazit, Hilmi Thaçi po ashtu ishte rrahur dhe torturua. Pasojat e këtyre torturave I vuan edhe sot. Abaz Thaçi shkollën fillore e mbaroj në vendlindje kurse të mesmën në ÇAMO ”Ramiz Sadiku” në Skenderaj në degën Natyrore- teknike. Pas përfundimit të shkollës ushtarake Abazi si epror i aftë emërohet zv/komandant i Objektit Ushtarak ”Velebit-3.”

Ky objekt ishte më rëndësi të veçantë, depo e armatimit për zonën e –V- operative AJ. që përfshinte Slloveninë dhe një pjesë të Kroacisë. Në këtë vend pune Abazi punojë që nga 04. janar 1988 e gjerë më 25. Shtator 1990, pa ndërprerë. Ishte ky objekt më shumë rëndësi. Abazi këtu u sistemua në saje të aftësive dhe shkathtësive që i kishte. Deri sa ishte I angazhuar në punë Abazi bashkë më shokët e tij Rrustem Berisha dhe Skender Hasangjekaj ndihmuan shumë ushtar shqiptar që të largohen nga lufta për të cilën nuk kishin asnjë arsye të qëndrojnë. Ne do të luftojmë për të çliruar Kosovën u thoshte Abazi të rinjve. Atje Serbia po bën pastrim etnik. Pretendon të na I merr tokatë shtëpitë dhe gjithë çka kemi të gjallë. Pas demobilizimit nga ushtria Kroate Abazi vendoset në Gjermani . Në Gjermani i pranohët strehimi si azilkërkues. Malli për Atdhe, për Skenderaj, për Drenicën e tij të dashur nuk e lente të çetë në Gjermani. Braktisi Gjermaninë dhe u vendos në Tiranë. Posa erdhi Abazi u sistemua në Forcat e Armatosura të Kosovës. Për gati një vite ai ushtroj detyrën e shefit të logjistikës në Tiranë, Golem, Kalimash, Babinë ndonëse kishte qenë një here i plagosur në korrik të vitit 1998 ai nuk u ndal. Abazi gjatë terë kohës krahas punës që e kishte më urdhër, përgatitë të rinjtë për luftë. Për logjistikë, për mirëmbajtjen e armës, karakteristikat dhe përdorimin e sajë. Në momentet më të vështira, tragjike të luftës. Abazi gjente fjalë ngushëlluese. Ai për disa moment të shkurtra krijonte atmosferë optimiste dhe mobilizonte bashkëluftëtarët për luftë. Gjatë gjithë kohës së luftës Abazi ishte i përgatitur dhe plot energji e motiv për luftë. Kur dy luftëtarët e tij ranë dëshmor nuk ishte i demoralizuar edhe pse shokët e luftës I donte shumë. “Të vazhdojmë ne; se këta e kryen luftën”. Abazi nuk krekosej edhe k ur kishte suksese. “Duhet të këmi kujdes më rob të luftës”. Ata më nuk janë më, të rrezikshëm”. Në momentet më të vështira kur forca para tij ishte shumë here më e madhe ai nuk u frikohej por mblidhte forcë për të vepruar. Më shkathtësi dhe gjakftohtësi gjente formë veprimi për ta përballuar dhe fituar ndaj kundërshtarit. Këtë e dëshmojë më 09.04.1999, Më 11.05.1999 dhe më 16.05.1999 kur dha mesazhin e tij moral të vazhdohet lufta.

Në brigade 138”Agim Ramadani” Abaz Thaçi ishte figure kyçe në të cilën lidhen shumë aksione dhe suksese të kësaj brigade. Abazi nga kjo botë doli i vetëdijshëm dhe më porosi që të vazhdojmë luftën së liria jonë është e sigurt. Biografia e Abaz Thaçit do të shërbejë për shembull eprorëve ,ushtarëve dhe qytetarëve për heroizëm në mbrojtje të Atdheut dhe popullit të vet. Në që mbetëm gjallë kemi obligim të vazhdojmë me konsolidimin e shtetit, ngritjen, forcimin, demokratizimin dhe zbukurimin e atdheut tonë te shtrenjtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat