Komisioni qeveritar siguron konfidencialitetin e viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës

Kosova

Komisioni qeveritar siguron konfidencialitetin e viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës

Më: 16 maj 2019 Në ora: 18:48
Ilustrim

Komisioni Qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të personave të dhunuar gjatë luftës çlirimtare të Kosovës, ka bërë të ditur sot se të gjithë ata që do të aplikojnë për këtë status në të ardhmen, bazuar në obligimin e tij ligjor, do të garantojë konfidencialitetin e plotë të tyre dhe nuk do t’i bëjë të ditura për opinionin e gjerë të dhënat e ofruara në aplikacion.

“Dhuna seksuale është përdorur si mjet i luftës i zbatuar gjatë luftës në Kosovë në mënyrë sistematike nga strukturat ushtarake, policore dhe paramilitare serbe, plagë e cila vazhdon të rëndojë mbi gjithë shoqërinë tonë”, thuhet në deklaratë.

Njëkohësisht, Komisioni Qeveritar u bën thirrje institucioneve dhe të gjithë shoqërisë që të trajtojë këtë plagë të luftës me ndjeshmërinë e nevojshme dhe me dinjitet të lartë njerëzor, duke respektuar viktimat dhe familjarët e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat