12 anëtarë të një familje nga Drenasi helmohen në iftar

Kosova

12 anëtarë të një familje nga Drenasi helmohen në iftar

Më: 17 maj 2019 Në ora: 19:22
Foto ilustrim

Drejtori i shtëpisë së shëndetit “Dr Hafir Shala” në Drenas, Ismet Bogiqi e ka konfirmuar se janë helmuar nga ushqimi në një gjellëtore dhjetëra persona në Drenas.

Sipas tij këta persona kanë marrë ushqim në këtë gjellëtore për iftarin e organizuar në shtëpinë e tyre, ndërsa thuajse e gjithë familja janë lajmëruar në Shtëpinë e Shëndetit me ankesën se janë helmuar.

“Një familje nga Tersteniku i Drenasit ka porositur iftarin për një ndejë që kanë pasur në familjen e tyre, ata e kanë konfirmuar që këtë porosi e kanë bere në restaurant apo gjellëtore. Të nesërmen janë trajtuar, doktoresha e ka lajmëruar rastin ndërkohë është ardhur në përfundim se ka qenë infektim”, ka thënë Bogiqi.

Ai po ashtu ka deklaruar se me rast të njëjtë ka pasur edhe persona të tjetër, ndër ta edhe dy persona nga Komorani të cilët po ashtu e kanë konfirmuar se pasi kanë ngrënë ushqim në atë gjellëtore gjendja shëndetësore e tyre është përkeqësuar.

“12 persona kanë qenë nga ky grup i familjes që kanë porositur ushqimin ndërsa edhe dy të tjerë janë lajmruar në spitalin tonë nga Komorani për të cilët mjeku kujdestar ka raportuar se me datë 16 maj kanë ngrënë ushqim në po atë restaurant”, shtoi tutje drejtori i shtëpisë së shëndetit në Drenas.

Bogiqi deklaroi se personat të cilët me datë 16 maj ishin lajmëruar në Shtëpinë e Shëndetit, probleme kanë pasur edhe sot, ku nga Shtëpia e Shëndetit në Drenas i kanë dërguar për në Infektivë në Prishtinë.

“Pacientët që janë trajtuar tek ne me datë 16 maj kanë ardhur edhe sot se nuk ju ka përmirësuar gjendja, ndërsa i kemi dërguar drejt infektives në Prishtinë dy persona”, përfundoi Bogiqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat