Banorët e Fushë Kosovës ende me probleme me ujë të pijshëm

Kosova

Banorët e Fushë Kosovës ende me probleme me ujë të pijshëm

Më: 18 maj 2019 Në ora: 23:04
Foto ilustrim

Tash e 20 vjet, banorët e një pjese të madhe të Fushë Kosovës vazhdojnë të përballen me mungesë të ujit të pijshëm.

Komuna priti disa vjet vetëm lejen e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik dhe asaj të Financave për ta lejuar lidhjen e një gypi nga Fushë Kosova me fabrikën e ujit në Shkabaj, raporton KTV.

Pasi nisën punimet, banorëve iu tha se në ditët e para të majit atyre do t’u zgjidhej problemi me ujë të pijshëm.

Por, një gjë e tillë ende nuk ka ndodhur, fakt ky që i ka irrituar banorët, duke i detyruar ata që në mënyra të ndryshme ta sigurojnë ujin.

Për të parin e kësaj komune, e rëndësishme është se punimet kanë nisur.

Në Ujësjellësin Rajonal Prishtina, thonë se punimet janë duke shkuar sipas dinamikës dhe brenda këtij muaji ky projekt do të përfundojë.

Edhe pjesa e tjetër e Fushë Kosovës, e cila ka qenë e kyçur në ujësjellës, vazhdimisht është përballur me reduktime të shumta të ujit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat