Moti për këtë javë

Kosova

Moti për këtë javë

Më: 20 maj 2019 Në ora: 06:26
Ilustrim

Java në vijim me mot të ndryshueshëm, të martën dhe mërkurën më ngrohtë, me intervale më të gjata me diell.

19.05.2019 - Fusha të presionit të ulët do të mbesin prezente mbi rajon edhe gjatë kësaj jave, që do të kushtëzojnë mot të ndryshueshëm, me mundësi për reshje lokale shiu. Ditën e martë dhe mërkurë, fusha të presionit të lartë nga Mesdheu do të shtrihen mbi rajon, ku përkohësisht, do të sjellin mot më stabil, të ngrohtë dhe me intervale më të gjata me diell.
Mirëpo, nga dita e enjte sërish priten mundësi për reshje lokale shiu, që do të fillojnë nga orët e pasdites, e kohëpaskohe mund të vazhdojnë edhe ditën e premte.

20.05 - Vransira dhe intervale me diell. Pasdite priten reshje lokale shiu me bubullima.
21.05 - Kryesisht me diell. Në mëngjes vende-vende mundësi për riga shiu.
22.05 - Ngrohtë, kryesisht me diell.
23.05-24.05 - Të enjten, paradite kryesisht me diell. Pasdite priten reshje lokale shiu me bubullima. DItën e premte, kryesisht me vransira, kohëpaskohe mundësi për reshje lokale shiu, që pasdite do të shoqërohen edhe me bubullima.

Temperaturat do të luhaten kryesisht rreth vlerave mesatare. Minimalet nga 8C deri në 10C, ndërsa ato maksimale nga 19 deri në 22C.
Do të fryj erë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme jugperëndimi 4-13m/s.
Shtypja atmosferike gradualisht do të shënojë rritje të lehtë mbi vlera normale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat