Hoxhaj opozitës: Tribunalit nuk do të duhet t’i thuhet jo paraprakisht në Kuvendin e Kosovës

Kosova

Hoxhaj opozitës: Tribunalit nuk do të duhet t’i thuhet jo paraprakisht në Kuvendin e Kosovës

Më: 20 maj 2019 Në ora: 12:56
Enver Hoxhaj

Zëvendëskryeministri i Kosovës Enver Hoxhaj në vazhdimin e seancës plenare të 16 majit, për themelimin e Tribunalit për krimet serbe në Kosovë, u ka bërë thirrje partive opozitare që të jenë të bashkuar për këtë temë.

Hoxhaj po ashtu ka thënë se arsyeja pse opozita do të duhet të ishte në këtë seancë është se ka të bëjë edhe me atë se si “ne e shohim këtë teme dhe çfarë mekanizma ofrojmë, ashtu do ta shoh edhe bota”.

Sipas tij nëse partitë në Kosovë nuk janë unike në këtë temë ashtu do ta sheh edhe bota.

“Nuk desha të flas por, janë dy arsye pse do të duhet të ishim se bashku në një seancë të tillë. Së pari ka të bëjë me dinjitetin e viktimave. Krejt kemi qenë viktimë por dikush ka paguar një çmim të madh. Arseja e dytë pse koleget nga opozita do të duhej të ishin në seancë ka të bëjë me diçka tjetër, se si ne e shohim këtë teme dhe çfarë mekanizma ne ofrojmë, ashtu do ta shoh edhe bota. Nëse ne nuk jemi unik, ashtu ka me pa bota. Mendoj që ka do tema ku nuk mund të pajtohemi, por ka disa tema ku është e përcaktuar paraprakisht që duhet të jemi unik”, ka thënë Hoxhaj.

Hoxhaj po ashtu ka thënë se Tribunalit nuk do të duhet t’i thuhet jo paraprakisht në Kuvendin e Kosovës.

“Iniciativa për Tribunalin nuk do të duhet t’i thuhet paraprakisht jo në këtë Kuvend të Kosovës. Debati për atë se është vonë mendoj se nuk është i domesdosshëm, por mbi të gjitha i kisha ftuar të gjithë se duhet të jem se bashku në këtë temë, mbi të gjitha për viktimat, por edhe për atë se si ne e shohim këtë temë do ta shoh edhe bota. I kisha ftu opozitën që të kthehen dhe të jemi se bashku për këtë temë”, ka thënë tutje Hoxhaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat