Mehmet Bojkaj u shpall anëtar nderi i Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan

Kosova

Mehmet Bojkaj u shpall anëtar nderi i Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan

Më: 20 maj 2019 Në ora: 20:54
Pamje nga vendi i ngjarjes

Ish Kryetari i parë i Komunës së Deçanit i zgjedhur pas çlirimit të Kosovës me 1999, ish mësimdhënësi i historisë, veprimtari dhe aktivisti i shquar i çështjes kombëtare shqiptare, Mehmet Bojkaj, është shpallur Anëtar Nderi i Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan.

Dorëzimi i dekoratës është bërë sot gjatë një ceremoni në qytetin e Deçanit, ku prezent ishin strukturat drejtuese të LHK “Ali Hadri” dega në Deçan, të prira nga kryetari Dr.Shkodran Imeraj, pastaj Kryetari i Komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, bashkë me stafin e tije të pushtetit vendor, pastaj edhe Bashmir Xhemaj, autor i librit: “Një shqiptar në CIA – dy jetët e Destan Berishës”, si dhe përfaqësuesit e Këshillit të Bashkësisë Islame në Deçan.

Mehemt Bojkaj, i takon brezit të burgosurve politik të Kosovës, i cili pjesë e Mbrojtjes Territoriale në fillim të viteve ’90 të shekullit XX dhe gjatë kohës së luftës çlirimtare 1998-1999, ka kryer detyrën e Shefit të Shtabit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Isniq. Ai pas luftës, me 2000, është zgjedhur kryetar i parë i Komunës së Deçanit, i dal nga vullneti i deçanasve.

Dekoratën,INMehmet Bojkajt ia dorëzuan, kryetari i LHK “Ali Hadri” dega në Deçan, Dr.Shkodran Imeraj, pastaj Bashkim Ramosaj kryetar i Deçanit dhe Bashmir Xhemaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat