Krejt çka u konfiskua dje pas arrestimit të Currit me shokë

Kosova

Krejt çka u konfiskua dje pas arrestimit të Currit me shokë

Më: 21 maj 2019 Në ora: 11:07
Foto ilustrim

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka dhënë detaje nga bastisjet e djeshme që janë kryer në disa lokacione. Në këtë aksion u arrestuan pesë persona që sipas dyshimeve të para në krye kishin krye mafiozin nga Mitrovica, Ismet Osmani-Curri. Gjithashtu është bërë e ditur se çka është konfiskuar gjatë bastisjeve.

Pesë persona u ndaluan dje me urdhër të Prokurorisë Themelore në Prishtinë. Ismet Osmani- Curri,  Rrahim Hashimi, Ilir Bojku dhe Mentor Maqani  dhe Adil Thaci, tashmë kanë dalë para autoriteteve të drejtësisë.

“Me urdhër të prokurorit kujdestar të Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Departamenti i Krimeve të Rënda, janë ndaluar personat me inicialet I.O., I.B., A.Th., M.M., dhe Rr.H., me dyshimin se kanë kryer veprat penale “Fajdeja” , “Detyrimi” dhe “Mashtrimi””, shkruhet në njoftim.

Gjithashtu, bëhet e ditur se prokuroria ka kërkuar që të kryhen bastisje në shtatë lokacione në komuna të ndryshme.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë ka bërë një kërkesë për bastisje, e cila ka ndodhur në shtatë (7) lokacione, prej tyre pesë (5) në regjionin e Prishtinës, një (1) në regjionin e Pejës dhe një (1) në regjionin e Gjakovës”, shkruhet tutje.

Gjithashtu, bëhet e ditur se janë sekuestruar para, dokumente kontrata të ndryshme, e disa telefona.

“Para të gatshme prej 10,250.00 €, dokumente të ndryshme, kontrata të ndryshme të shitblerjeve, telefona (tre Iphone X, një Iphone X Max,  një Iphone 8, një Samasung,  dy Nokia.

Tashmë këta persona kanë hyrë në ambientet e Gjykatës Themelore të Prishtinës, derisa prokuroria për ta ka propozuar masën e paraburgimit.

Policia dje pas operacionit ka bërë të ditur se dyshohet dëmi që ka shkaktuar grupi i Currit arrin deri në 6 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat