Presidenti Thaçi dekoroi dëshmorin Faruk Elezaj me urdhrin “Hero i Kosovës”

Kosova

Presidenti Thaçi dekoroi dëshmorin Faruk Elezaj me urdhrin “Hero i Kosovës”

Më: 21 maj 2019 Në ora: 17:41
Presidenti Thaçi dekoroi dëshmorin Faruk Elezaj me urdhrin “Hero i Kosovës”

Për trimëri dhe sakrificë për lirinë e Kosovës, duke u bazuar në kompetencat e tij kushtetuese, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi e ka dekoruar me urdhrin “Hero i Kosovës”, dëshmorin Faruk Kamer Elezaj.

Faruk K. Elezaj ishte pjesëtar i njësitit 192 të UÇK-së dhe kishte rënë dëshmor 21 vjet më parë, në moshën 21 vjeçare, në përballje me armikun në betejën e Grabanicës së Klinës.

Këtë dekoratë, përballë bustit të heroit Faruk K. Elezaj, familjes së heroit ia ka dorëzuar ish-zëvendëskomandanti i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Sokol Bashota.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat