Kryetari Ramosaj: Nuk zbatoj vendimet politike të dëmshme për qytetarët

Kosova

Kryetari Ramosaj: Nuk zbatoj vendimet politike të dëmshme për qytetarët

Nga: Adem Lushaj Më: 21 maj 2019 Në ora: 20:38
Adem Lushaj

Reagim i kryetarit të Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ndaj kërkesës së Natalia Apostolovës, për jetësim të vendimeve mbi faljen e pronave publike, manastirit të Deçanit

“BE shprehë shqetësim të thellë për mungesën e zbatimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese të 19 majit 2016 mbi çështjen e mosmarrëveshjes së tokës në Deçan dhe të tjerave që ndikojnë në pronat e anëtarëve të komuniteteve jo shumicë. Vendimet nga autoriteti më i lartë ligjor i Kosovës janë përfundimtare dhe duhet të zbatohen pa vonesa të mëtejshme. BE u bën thirrje autoriteteve në të gjitha nivelet që të mbështesin fuqishëm sundimin e ligjit si një parim themelor demokratik”, ishte shprehur Apostollova, shefe e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë. Por, i menjëhershëm ishte reagimi i kryetarit të komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, i cili ka kundërshtuar vendimet politike që janë të dëmshme për qytetarët e Deçanit. Ramosaj, ka ofruar dy zgjidhje të këtij problemi, që sipas tij, rasti të kthehet vendimi sërish përmes gjykatës themelore, ose të gjendet marrëveshje e kënaqshme për dy palët, gjatë bisedimeve me klerikët e manastirit dhe bashkësinë ndërkombëtare. Kryetari Ramosaj, këtë qëndrim të tij e ka bërë publik përmes një komunikate të lëshuar për media ku thuhet: “Edhe një herë, për hir të sqarimit të opinionit publik dhe institucioneve vendore dhe ndërkombëtare po mundohemi të japim argumentet e nevojshme pse nuk zbatohet vendimi i gjykatës kushtetuese të vitit 2016

Së pari: Para se të nxirët vendimi i gjykatës kushtetuese në vitin 2016 e shoh të domosdoshme të sqaroi historikun e këtij kontesti i filluar në vitin 1992 vit ky kur Deçani kishte 6 njerëz të vrare ne demonstrata nga pushteti i atëhershëm serb , kishte qindra të plagosur dhe qindra e qindra të burgosur në demonstrata të organizuara para kësaj kohe qindra nxënës të helmuar dhe në at kohë punëtoret e ndërmarrjes hoteliere ,,Iliria ’’ishin të larguar dhunshëm nga puna .Pikërisht në ketë kohë kur qytetaret shqiptar nuk kishin as një të drejtë ndërmarrja e dhunshme Hoteliere “Slloga’’ i bën dhuratë Manastirit 12 hektar tokë pronë e hotelit ,,Iliria’’ .Vlerësojmë se mbi bazën e këtyre argumenteve të lart cekura personeli i Manastirit ka gabuar rend duke pranuar ketë dhuratë ( Poklon)

Së dyti: Kontesti vazhdon gjer në vitin 1997 periudhë e mbushur më tmerr për shqiptaret një aparthied klasik mbi popullatën e Deçanit të ushtruar nga shteti serb dhe pikërisht në fund të vitit 1997 me propozimin e qeveris se Serbisë parlament i Serbisë nxjerr vendim për dhuratën edhe të pronës se Bletarisë (Apiko), prej 12 hektarëve duke ja dhuruar Manastirit të Deçanit 24 hektar tokë, edhe në ketë rast personeli i Manastirit ka gabuar rënd duke pranuar këtë dhuratë.

Së treti: Edhe pse gjer në Qershor të vitit 1999 ishte instaluar administrata e dhunshme serbe e cila bëri gjenocid mbi këtë popull administrata e cila aplikoi projektin e tokës së djegur , vrasjeve, dhunimeve masakrave . Po e njëjta nuk pranoi që ketë pronë ta bart mbi manastirin e Deçanit .Sepse një veprim i tillë ndalohej nga Ligji Federativ për Qarkullimin e Pronës se Ndërmarrjeve Shoqërore

Së katërti: Kontesti i filluar në vitin 1999 ku punëtoret e dy ndërmarrjeve shkojnë ti qasen edhe Hotelit edhe Bletarisë nuk lejohen që të hyn brenda këtyre objekteve të cilat i kishin ndërtuar me mundin dhe djersen e tyre .Kontesti fillon në gjykatën komunale te Deçanit ne vitin 2000 dhe zgjat deri ne vitin 2016 , pikërisht më 19 maj kur Gjykata Kushtetuese nxjerr vendimin më paradoksal të mundshëm. Gjate gjithë kësaj periudhe kohore komuna e Deçanit nuk njihet si palë në procedurë, kurse dy ndërmarrje (Apiko dhe Iliria), përfaqësohen nga zyrtari Ligjor i AKM-së Ernes Çopke, i cili gjatë tërë procedurave, në vend që të përfaqësoi dhe mbroj interesin e punëtorëve dhe ndërmarrjeve, del në mbrojtje të vendimeve të padrejta të vitit 1992 dhe 1997.

Së pesti: Edhe pse jemi të vetëdijshëm për pasojat e mos zbatimit të vendimit nxjerrë nga Gjykatës Kushtetuese jemi shumë të vendosur në mos zbatimin e tije sepse vlerësojmë që është një goditje për zhvillimin ekonomik të komunës së Deçanit , vendim i cili po e vranë shpresën e qytetarë të komunës së Deçanit që në ketë vend mund të jetohet me një standard më të lart ekonomik duke shfrytëzuar resurset dhe potencialet qe ka Deçani.

Se gjashti : Dy janë rrugët e mbylljes së këtij kontesti qe Gjykata Kushtetuese ta kthej në rishqyrtim rastin ndërsa zgjidhja e dytë është që komuna e Deçanit dhe manastiri i Deçanit ta zgjidhin më mirëkuptim këtë kontest.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat