Ditët e Kuvendit, deputetët sot në Lipjan

Kosova

Ditët e Kuvendit, deputetët sot në Lipjan

Më: 22 maj 2019 Në ora: 07:12
Lipjan

Kuvendi i Republikës së Kosovës, me iniciativën e Forumit për Transparencë Parlamentare, organizon Ditët e Kuvendit 2019.

Gjatë takimeve publike që do të zhvillohen në qytetet e Kosovës, qytetarët do të kenë mundësinë të diskutojnë drejtpërdrejt me deputetët.

Takimi i radhës do të mbahet sot në Lipjan.

Takimi mbahet në sallën e mbledhjeve të Kuvendit Komunal në orën 14:00.

Në këtë takim do të marrin pjesë deputetët: Naser Osmani – LDK, Glauk Konjufca – LVV, Ahmet Isufi – AAK, Besa Baftiu – PSD dhe Haxhi Shala – Nisma.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat