Kryeziu për iftaret në rrugë: Po na largojnë nga tryeza e familjes

Kosova

Kryeziu për iftaret në rrugë: Po na largojnë nga tryeza e familjes

Nga: A.Zh Më: 22 maj 2019 Në ora: 14:13
Iftari në rrugë

Drejtori i KDI-së Ismet Kryeziu, ka kritikuar ceremoninë e shtrimit të tryezave të iftareve në rrugë.

Ai ka thënë se iftari në traditat e familjeve të besim islam, ishte ceremoni që i ka mbledhur të gjithë anëtarët rreth tryezës në familje.

Mirëpo, sipas tij, servimi i iftareve në rrugë, na largojnë nga tryeza e familjes, duke na nxjerr në tryezat e rrugës.

Ai këtë e ka quajtur performancë religjioze.

Reagimi i Kryeziut pa ndërhyrje:

Pas shume mesazheve e disa komenteve, edhe nje here per tryezat e iftareve ne rruge.

Iftari, ne familjet tona te besimit islam, ka qene nje ceromoni e cila i ka mbledhur rreth tryezes t’gjithe familjen. Ata qe kane inuar edhe ata qe s’kane inuar.

Servimi i iftareve ne rruge, eshte performance religjioze. Performanca te cilat po na largojne nga tryeza e familjes edhe po na nxjerrin ne tryezat e rruges.

Kam respekt per secilin besimtar, qe i gezohet pranise se familjarve te ulur se bashku ne tryezen e iftarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat