Matoshi takohet me studentë nga Universiteti i Berlinit

Kosova

Matoshi takohet me studentë nga Universiteti i Berlinit

Më: 22 maj 2019 Në ora: 14:56
Matoshi takohet me studentë nga Universiteti i Berlinit

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, ka pritur në takim një grup të studentëve dhe profesorëve të Universitetit të Berlinit me të cilët ka diskutuar për fillimin e projektit mbi analizimin e situatës së mbeturinave nga ndërtim-demolimi në Kosovë,

Gjatë këtij takimi Matoshi ka falënderuar studentët dhe profesorët për prezencën e tyre dhe studimin që ata po bëjnë tani në Kosovë mbi mbeturinat e ndërtim-demolimit si dhe prezantoi sfidat më të cilat po ballafaqohet shteti I Kosovës në fushën e mjedisit.

“E ardhja jonë do të varet shumë nga drejtimi që do t’i japim këtyre problemeve mjedisore dhe raporti që ju do të bëni do të na ndihmoj në punën tonë”,  ka deklaruar ministri Matoshi.

Matoshi gjithashtu ka deklaruar që si shtet që kemi qenë të okupuar, ata që na kanë sunduar nuk janë brengosur për mjedisin dhe planifikimin hapësinor të Kosovës, prandaj dhe kemi këto problem, me të cilat tani jemi duke u marrë  seriozisht.

Matoshi para studentëve foli dhe për investimet që po bëhen ne fushën e mbeturinave dhe potencoi që bashkë me GIZ-in janë duke investuar 7 milionë euro për mbështetjen e komunave në këtë fushë.

Ndërkaq, udhëheqja e programit të mbeturinave në GIZ, Alexandra Linden, falënderoi ministrin e Mjedisit për bashkëpunimin dhe tregoi për projektet e përbashkëta që po zhvillohen në fushën e mjedisit nga MMPH dhe GIZ.

Studentët dhe profesorët nga universiteti i Berlinit shprehën falënderimet e tyre për mikpritjen dhe bashkëpunimin e treguar nga Matoshi dhe punëtorët e Ministrisë në kuadër të studimit që ata janë duke bërë rreth mbeturinave të ndërtim- demolimit.

Në fund të takimit Matoshi iu ka dhuruar të pranishmëve në takim nga një hartë të Kosovës në shenjë falënderimi për vizitën dhe punën që po bëjnë në Kosovë ky grup nga Universiteti i Berlinit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat