Identifikohen dy mjekët e spitalit privat “Bahçeci”, të arrestuar për trafikim të organeve

Kosova

Identifikohen dy mjekët e spitalit privat “Bahçeci”, të arrestuar për trafikim të organeve

Më: 22 maj 2019 Në ora: 15:41
Spitalit privat “Bahceci”,

Dy doktorëve të spitalit privat “Bahçeci”, Murat Ozel dhe Trina Nushi-Jahjaga, si dhe një mjeku tjetër me inicialet L.P., u është caktuar masa e arrestit shtëpiak nga Gjykata Themelore në Prishtinë javën e kaluar.

Ozel, Nushi-Jahjaga dhe L.P., dyshohen se bashkëkryerje kanë kryer veprën penale të “Transplantimit të kundërligjshëm dhe tafikimit të organeve dhe qelizave njerëzore”.

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka konfirmuar se më 17 maj, Gjykata i ka caktuar masën e arrestit shtëpiak tre të dyshuarve për transplantim të paligjshëm të organeve.

“Më 17.05.2019, prokurori i rastit ka ushtruar kërkesë në Gjykatën Themelore të Prishtinës  për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj të dyshuarve të lartcekur, me ç’ rast Gjykata ka shqiptuar masën e arrestit shtëpiak ndaj tyre”, ka thënë për Insajderin, Laureta Ulaj, zyrtare për informim në Prokurorinë Themelore të Prishtinës. 

Insajderi ka identifikuar dy prej mjekëve të arrestuar nga Policia e Kosovës, ndërkaq emri i një tjetri ende nuk është i njohur për redaksinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat