Rritet bashkëpunimi mes Policisë së Kosovës dhe asaj gjermane

Kosova

Rritet bashkëpunimi mes Policisë së Kosovës dhe asaj gjermane

Më: 23 maj 2019 Në ora: 11:02
Foto

Drejtori i Policisë së Kosovës Rashit Qalaj po qëndron në një vizitë zyrtare në Gjermani me ftesë të presidentit të Policisë Federale të Gjermanisë Dieter Roman.

Roman dhe Qalaj janë dakorduar se bashkëpunimi bilateral mes dy policive do të rritet dhe dy institucionet do ta mbështesin njëra-tjetrën në këtë rrugëtim.

“Përvojat e mira të bashkëpunimit në mes të dy policive do të vazhdojnë dhe ato vetëm sa do të intensifikohen në fusha të ndryshme të sigurisë si: kontrolli kufitar, shkëmbimi i informacioneve, trajnimi në fusha të ndryshme të sigurisë, shkëmbimi i programeve në avancimin e Policisë dhe mbështetja në fusha të ndryshme të sigurisë”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës.

Drejtori Qalaj vizitoi edhe Departamentin e fluturimit, patrullimit me helikopter si dhe një pikë të përbashkët kufitare në mes të Gjermanisë dhe Polonisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat