Çahet asfalti që u shtrua para pesë dite

Kosova

Çahet asfalti që u shtrua para pesë dite

Më: 23 maj 2019 Në ora: 22:32
Asfalti

Rruga që lidh Klinën me qytetin e Istogut e cila ishte përfunduar jo më shumë se para pesë dite, është prishur pothuajse menjëherë.

Siç shihet edhe në foto asfalti i shtruar është qarë plotësisht.

Kjo rrugë është shumë e rëndësishme sepse lidh komunën e Klinës dhe Istogut, e cila ka qenë në gjendje mjaft të keqe, shkruan FaktePlus.

Agjencia e Lajmeve FaktePlus merr vesh se kompania e kontraktuar për kryerjen e këtyre punimeve është “Firma Shkëmbi” nga Istogu.

Sipas informacioneve kjo firme gjithashtu e ka shtruar komplet edhe unazën e qytetit te Klinës.

Lexuesit kanë dërguar fotografi ku shihet gjendja reale e rrugës e cila parashihej të qëndronte një kohë të gjatë, por gjendja në teren tregon krejtësisht të kundërtën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat