Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka bërë të ditur se Ministria e Shëndetësisë ka nisur hapat konkret për mbulimin financiar për pacientët me sëmundje të rralla si dhe kushtet për trajtim dinjitoz shëndetësor.
“Duke ditur peshën dhe barrën e madhe financiare që kanë për pacientin dhe familjet e tyre, sëmundjet e rralla meritojnë një trajtim më serioz institucional se që kanë pasur deri më tani”, ka shkruar ministri Ismaili në Facebook, i cili ka marrë pjesë sot në simpoziumin e organizuar nga ‘Shoqata për Sëmundje të Rralla’ në Kosovë.