Kosova dhe diaspora synojnë lidhjen e bizneseve

Kosova

Kosova dhe diaspora synojnë lidhjen e bizneseve

Më: 24 maj 2019 Në ora: 11:25
Foto

Krijimi i lidhjeve mes bizneseve të Diasporës dhe Kosovës është i dobishëm për të dyja palët.

Duke u lidhur me bizneset e Kosovës, diaspora mund të ndihmojë në krijimin e vendeve të punës dhe në rritjen e eksportit të produkteve të prodhuara në Kosovë, si dhe të kontribuojë në zhvillimin ekonomik.

Kështu është thënë në Konferencën Ekonomike e Diasporës Shqiptare nga Evropa -B2B. Konferenca është organizuar për t’i nxitur synimet e përbashkëta për zhvillim ekonomik në Kosovë.

Yll Blakaj kryetar i Rrjetit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Evropë, tha se  konferenca B2B është organizuar me qëllim të lidhjes së diasporës nga Evropa me bizneset në Kosovë për identifikimin e mundësive investuese dhe eksportuese të produkteve dhe shërbimeve nga Kosova.

Ai kërkoj nga prodhuesit që ta shfrytëzojnë këtë konferencë dy ditore, për të arritur kontakte , shkëmbyer ide dhe përvoja të ndryshme.

Brian Martalus drejtor i Zyrës për Rritje Ekonomike në USAID për Kosovë vlerësoi lartë takimin ndërmjet bizneseve kosovare dhe atyre nga diaspora.

Ai tha se 120 kompani prodhuese nga Kosova, eksportojnë mallrat e tyre në tregun Evropian.

Po ashtu edhe Martalus kërkoi nga prodhuesit e ndryshëm që të përfitojnë nga këto dy ditë për ide dhe mendime të reja. Prezentë në konferencë janë qindra biznese nga Diaspora dhe Kosova. Ndryshe, edhe në mbrëmjen e sotme do të mbahet gala mbrëmje, ku i pranishëm do të jetë kryeministri Ramush Haradinaj, ndërsa në ditën  e dytë, (e shtunë) do të mbahet panele në të cilat do të diskutohen çështjet kyçe rreth lidhjeve të bizneseve të Kosovës me diasporën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat