Limaj në Malishevë, paralajmërohen aderime të reja në këtë parti

Kosova

Limaj në Malishevë, paralajmërohen aderime të reja në këtë parti

Më: 24 maj 2019 Në ora: 11:27
Foto

Nisma Socialdemokrate, dega në Malishevë, ka mbajtur mbledhjen e radhës së Kryesisë.

Në këtë mbledhje ishte prezent edhe kryetari i këtij subjekti, Fatmir Limaj. Ky i fundit i njoftoi drejtuesit e degës së Nismës në Malishevë për zhvillimet aktuale politike në vend si dhe vizitën e tij zyrtare në Berlin.

Sa i përket Nismës, Limaj tha se partia tanimë ka kaluar në nivel tjetër dhe sondazhet e konfirmojnë këtë. 

Ai falënderoi strukturat e Nismës në Malishevë për punën dhe angazhimin e tyre në funksion të përmirësimit të jetës së qytetarëve të kësaj komune si dhe fuqizimit të partisë. 

“Partia jonë po rritet dhe po fuqizohet. Sondazhet më kredibile flasin për një rritje të konsiderueshme të Nismës. Partia tani është rritur dhe po kalon në nivel tjetër. Për këtë më meritorët jeni ju”, ka thënë Limaj. Në anën tjetër, kryetari Limaj u njoftua nga drejtuesit e degës së Nismës në Malishevë se po i bashkohen çdo ditë intelektualë të shquar të kësaj komune, si dhe qytetarë të shtresave e gjinive të ndryshme. “Për pesë vjet tanimë është dëshmuar se sa i drejtë ka qenë vendimi për themelimin e Nismës dhe, qytetarët e Malishevës, është dëshmuar se kanë pasur të drejtë kur e kanë mbështetur Nismën Socialdemokrate”.

Limaj ka ftuar strukturat e Nismës në Malishevë ta zgjerojnë frymën e Nismës Socialdemokrate në çdo lagje të Malishevës. 

Ai tha se malishevasit gjithmonë në momente të rëndësishme kanë ditur të rreshtohen drejt. 

Nisma, sipas tij, është shtëpia e të gjithë qytetarëve të Malishevës. Më tutje, Limaj përgëzoi qeverisjen komunale për punën që po bën në Malishevë dhe për përkushtimin që po tregojnë për të punuar e zhvilluar komunën e Malishevës.

Kryetari i degës në Malishevë, Ragip Begaj, njëherësh edhe kryetar i komunës, ka paralajmëruar aderime tjera në Malishevë.

Ndryshe, Nisma është partia më e madhja në Malishevë duke udhëhequr që dy mandate e vetme komunën. Në zgjedhjet e fundit në balotazh, të gjitha partitë ishin bërë bashkë, por kandidati i Nismës, Ragip Begaj, kishte fituar me 60% të votave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat