Në po këtë datë, 27 vite më parë, Ibrahim Rugova ishte zgjedhur Kryetar i Republikës së Kosovës.
Këtë datë e ka rikujtuar ish-këshilltari shumëvjeçar i Rugovës, Muhamet Hamiti.
Hamiti ka publikuar në Facebook, një fotografi ku shihet Rugova duke votuar.
“Si sot, para 27 vjetësh, më 24 maj 1992. Zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale në Republikën e parë të Kosovës. Ibrahim Rugova u zgjodh kryetar i Republikës në zgjedhje të drejtpërdrejta, ndërsa Lidhja DemokratikeKosovës (LDK) fitoi shumicën dërmuese të vendeve në Kuvend. Në këtë pamje, Rugova duke hedhur votën në zgjedhjet e para demokratike në Kosovë”, ka shkruar ai në Facebook.