Nesër mbyllet rruga Shtërpcë-Brezovicë

Kosova

Nesër mbyllet rruga Shtërpcë-Brezovicë

Më: 25 maj 2019 Në ora: 11:31
Nesër mbyllet rruga Shtërpcë-Brezovicë

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se rruga rajonale R115, segmenti Shtërpcë – Brezovicë, rruga që shpie në qendrën e skijimit, nesër do të jetë e mbyllur për qarkullim nga ora 8:00 deri në orën 20:00.

Qarkullimi në këtë segment do të pamundësohet, për shkak të asfaltimit të kësaj rruge po atë ditë në kuadër të projektit “Rehabilitimi i rrugës regjionale Gërlicë e Epërme - Shtërpcë – Brezovicë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat