Ngordhin kafshët, banorët fajësojnë fabrikën - Bota Sot
Ngordhin kafshët, banorët fajësojnë fabrikën

Kosova

Ngordhin kafshët, banorët fajësojnë fabrikën

Më: 25 maj 2019 Në ora: 20:30
Kafshë

Në një fshat të Drenasit, kafshët janë duke ngordhur. Sipas banorëve, ato po helmohen gjatë kullotave dhe më pas po ngordhin. Të njëjtit banorë, po fajësojnë një fabrikë që gjendet në këtë fshatë duke thënë se mbetjet e tyre po ndikojnë tek ngordhja e kafshëve. E në këtë kompani po e thonë të kundërtën, ani pse për T7 veterinarët e kanë konstatuar se ngordhja e tyre ka ardhur si shkak i helmimit.

Këtu është groposur një lopë që ngordhi ditë më parë në fshatin Sankoc të Drenasit.

Pronari i saj, Faton Rashiti, thotë se ajo ngordhi si pasojë e një helmimi nga disa mbetje të një fabrike afër fshatit.

Për disa ditë me radhë kafsha ka qëndruar e sëmurë.

“Ka qëndru dy javë, për shkak të materieve të rrezikshme të plumbit s’ka pas mundësi doktori me shëru…”

Ngordhjen e kafshës si pasojë e helmimit, e ka konstatuar veterinari.

Hajrullah Rashiti, që ka kryer studimet e veterinarisë që ka kontrolluar kafshën bashkë me veterinarin, tregon për shenjat klinike që dëshmojnë helmim.

I pranishëm ishte edhe një kimist, i cili flet për ndikimin e materieve kimike në organizëm.

“Është shumë i rrezikshëm, acidi sulfurik brenda akumulatorëve”.

Edhe përfaqësuesi i fshatit Sankoc, Kadri Ajazi thotë se është i njoftuar me shqetësimet bashkëfshatarëve. Pos ngordhjes së lopës, edhe disa dele kanë ngordhur të njëjtën kohë.

“Jemi fshat që gjithmonë jemi marrë me blegtori, tash një fabrikë po shkakon ngordhjen e shtazëve…”

Ajazi këtë çështje e ka ngritur edhe në nivele më të larta përfaqësimi.

Ka edhe banor që thonë se janë detyruar t’i shesin kafshët për shkak se iu kanë helmuar edhe në të kaluarën.

Këtu gjendet deponia afër fabrikës KMI, ku dyshohet se ka ndodhur helmimi. Për shkak të hapësirës së pështatshme për kullosa shpesh banorët i sjellin në këtë zonë kafshët.

Përfaqësues të fabrikës K.M.I (Kosovo Metal Industries) e themeluar më 2005, që asgjëson materialet spitalore dhe bateritë e akumulatorët mohojnë ndotjen e kësaj zone.

Unë bisedova edhe barinjtë dhe pronarët e kafshëve këtu. S’ka lidhje abosulut me ne. I kanë numëruar, 86 lopë ishin atje duke kullos dje, qysh ka mundësi që vetëm njëra me u helmu. Akuzë pa logjikë. Qysh e ka dhanë veterinari këtë letër?

Edhe në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, thonë se kompania ka dy leje mjedisore dhe trajtimi i materieve kryhet në monitorimin e plotë të Inspektoratit.

Sipas Hysenit, materialet që sterlizohen në temperaturë mbi 1000 gradë Celsius, nuk shkaktojnë pastaj helmim, pos nëse hidhet material i paricikluar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...