Në Malishevë asfalti prishet brenda ditës

Kosova

Në Malishevë asfalti prishet brenda ditës

Më: 25 maj 2019 Në ora: 21:38

Banorët e fshatit Burim të Malishevës, kanë shprehur shqetësimin e tyre sa i përket asfaltimit të rrugës në fshatin e tyre.

Ajo u asfaltua të enjten, por të nesërmen rruga filloi të prishet.

Kompania e cila ka shtruar rrugën, ka reaguar menjëherë, e cila ka dalur në vendin e ngjarjes për ta rregulluar rrugën, por banorët e fshatit ankohen edhe për një rrugë tjetër.

E gjithë kjo ka ndodhur për shkak se nuk është ndërruar traseja e rrugës, që më pas rezultoi me shkatërrimin e bazës së saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat