Dakiq: Mali i Zi është i gatshëm të ndajë përvojat me Kosovën

Kosova

Dakiq: Mali i Zi është i gatshëm të ndajë përvojat me Kosovën

Më: 27 maj 2019 Në ora: 11:18
Rrahman Rama dhe Dragutin Dakiq

(E plotësuar) - Me ceremoni ushtarake, është pritur të hënën shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Malit të Zi, Dragutin Dakiq në Ministrinë e Mbrojtjes së Kosovës.

Dakiq nga ministri i Mbrojtjes Rrustem Berisha e po ashtu nga komandanti i FSK-së, Rrahman Rama.

Dakiq tha se janë të gatshëm të ndajnë përvojat e tyre si shtet i ri anëtar në NATO, për çka tha se qëllim i përbashkët është që edhe Kosova të jetë pjesë e saj.

Pas takimit me shefin e përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Malit të Zi, komandanti i Forcave të Sigurisë së Kosovës, Rrahman Rama tha se është nder dhe kënaqësi që sot ka pritur në takim homologun e tij.

 Në këtë takim, Rama tha se kanë diskutuar për bashkëpunimin e tyre bilateral dhe në të njëjtën kohë për ngritjen e kapaciteteve, mbrojtjes dhe sigurisë.

Rama: Përvoja dhe përkrahja e Malit të Zi është e domosdoshme

“Ne po ashtu kemi diskutuar edhe për bashkëpunimin tonë bilateral që e kemi një bashkëpunim të jashtëzakonshëm dhe të shkëlqyer. Por të njëjtën kohë edhe për ne, të dy shtetet, për dy ushtritë tona, është shumë me rëndësi që të kemi një bashkëpunim. Por, edhe eksperiencat sidomos, Mali i Zi që është tashmë anëtari më i ri i NATO-s, eksperiencat e tyre janë të nevojshme dhe jashtëzakonisht të dobishme, për neve Forcat e Sigurisë së Kosovës, sepse qëllimi dhe synimi ynë që të jemi pjesë e strukturave euroatlantike”, tha ai.

Rama tha se shpreson që janë në fazën e tranzicionit dhe se çdo përkrahje e vendeve që kanë kaluar në këto sfida, është e domosdoshme.

Shefi i shtabit të përgjithshëm të forcave të Armatosura të Malit të Zi, Dragutin Dakiq, tha se janë të gatshëm të ndajnë përvojat e tyre si shtet i ri anëtar në NATO.

Dakiq: Mali i Zi është i gatshëm për vendet fqinje

“Sa i përket sigurisë në pjesën e Ballkanit, mendojmë se siguria është një gjë e rëndësishme që garanton një prosperitet, dhe çfarë është shumë me rëndësi është që të parandalohen konfliktet brenda vendeve fqinje. Mali i Zi është i gatshëm për vendet fqinje, kështu që si në nivelin bilateral po ashtu edhe multilateral, përmes iniciativave regjionale t’i ndajmë përvojat tona, mësimet e mësuara, të kyçjes në NATO dhe po ashtu në integrim”, tha Dakiq.  

Ai tha se si një shtet i ri anëtar në NATO, tha se janë të gatshëm të ndajnë të gjitha përvojat me Forcat e Sigurisë së Kosovës, në trajnime e seminare të ndryshme. Veç tjerash, tha se qëllimi i tyre i përbashkët është që edhe Kosova të bëhet pjesë e NATO-s.

***

Ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Rrustem Berisha ka pritur sot në takim shefin e shtabit të përgjithshëm të forcave të Armatosura të Malit të Zi, Dragutin Dakic, i cili tha se janë të gatshëm të ndajnë përvojat e tyre si shtet i ri anëtar në NATO.

Dakic është pritur edhe nga Komandanti i FSK-së Rrahman Rama. Pas takimit në një konferencë për media, Rama ka treguar për atë se çfarë është diskutuar në këtë takim.

"Diskutuam për ngritjen e kapaciteteve dhe kemi diskutuar edhe për bashkëpunimin bileteral, dhe për eksperiencat e tyre janë të nevojshme për FSK-në. Jemi në fazën e tranzicionit, dhe këto procese janë të domosdoshme. Këto dhe bashkëpunime tjera, për çfarë do që kemi mundësi, dyert tona janë të hapura”, tha ai.

Shefi i shtabit të përgjithshëm të forcave të Armatosura të Malit të Zi, Dragutin Dakic, tha se janë të gatshëm të ndajnë përvojat e tyre si shtet i ri anëtar në NATO.

"Sa i përket sigurisë në pjesën e ballanit, mendojmë se siguria është një diçka shumë e rëndësishme, dhe diçka çka është e rëndësishme është që të parandalohen konfliktet brenda vendeve të rajonit. Mali i zi është i gatshëm për vendet fqinje, si në aspektin bileteral edhe multiateral. E di që ka vende që kanë më shumë përvojë, qasja në NATO, por ne ndjehemi më të freskët tani, jemi të hapur për ju. Sa i përket bashkëpunimit në të ardhmen, të organizojmë trajnime dhe vendeve partnere. E kemi kufirin e njëjtë dhe kulturën, dhe është qëllimi edhe i joni të jeni pjesë e NATO-s", tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat