KQZ-ja sot certifikon rezultatet e zgjedhjeve të komunave veriore

Kosova

KQZ-ja sot certifikon rezultatet e zgjedhjeve të komunave veriore

Më: 27 maj 2019 Në ora: 12:07
Ilustrim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), sot certifikon rezultatet e zgjedhjeve të komunave veriore.

Sot me fillim prej orës 14:00, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), certifikon rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar në komunat Leposaviq, Zveçan, Zubin Potok dhe Mitrovicë e Veriut.

Kujtojmë se zgjedhjet e jashtëzakonshme në këto kaur komuna veriore janë mbajtur më 19 maj.

Mbajtja e këtyre zgjedhjeve të jashtëzakonshme ka ardhur pas dorëheqjes së kryetarëve të katër komunave veriore si shenjë revolte pa vendosjes së taksës për mallrat e Serbisë nga ana e Qeverisë së Kosovës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat