Nënshkruhet udhëzimi, çmimet e barnave pritet të jenë më të lira

Kosova

Nënshkruhet udhëzimi, çmimet e barnave pritet të jenë më të lira

Më: 27 maj 2019 Në ora: 12:19
Kështu u tha në ceremoninë e nënshkrimit të udhëzimit andministrativ, me të cilin qytetarët do të kenë çmime më të ultë të barnave

(E plotësuar) - Shteti i Kosovës, qytetarët dhe pacientët do të përfitojnë me dhjetëra miliona euro nga rregullimi dhe unifikimi i çmimit të barnave në nivel vendi.

Kështu u tha në ceremoninë e nënshkrimit të udhëzimit andministrativ, me të cilin qytetarët do të kenë çmime më të ultë të barnave.

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili tha se kjo është një reformë ë cila është pritur shumë vite më radhe dhe tani më në fund po arrihet kjo nevojë që ka qenë e kërkuar si nga farmacistët, ashtu edhe nga qytetarët.

Sipas tij, pjesa e farmacisë ka qenë në një kaos të madh të cilin e ka shkaktuar blerja me çmime të larta dhe mungesa e legjislacionit në fuq dhe se Kosova dhe Bellorusia kanë qenë dy shtet e vetme në Evripë, të cilët nuk kanë pas sistem të rregullimit të çmimit të barnave dhe si e tillë Kosova ka lejuar që qytetarët dhe paraja e jonë të jenë pre e abuzimeve të ndryshme.

Ndërkohë, foli edhe për efektet e udhëzimit administrativ, ku tha se qytetarët tanë për blejnë e barnave pagujanë 10 milionë euro më shumë se sa ata të Maqedonisë apo Shqipërisë.

Ismaili: Shteti do të krijoj një digë legjislative kundër korrupsionit

“Shteti do të krijoj një digë legjislative kundër korrupsionit, kundër abuzimit të barnave. Nuk do të lejojë që me çmimi i cili ka vlerën më të lirë në të gjitha shtete për rreth të shitet në Kosovë me çmim më të shtrenjta. Ju jeni vet dëshmitarë që ne kemi pasur mundësi në Kosovë është blerë bari 200-300 përqind më të shtrenjta se sa që është blerë në tregun privat ose në vendet për rreth. Ky udhëzim administrativ një herë e përgjithmonë do ta parandaloj, jo vetëm me vullnet politik por edhe me ligj që Republika e Kosovës të blej barna më të shtrenjta se sa që e kanë vlerën e tyre. Kjo do të mbroj miliona euro“, tha ai.

Kryeparlamentari Kadri Veseli tha se kjo është një e arritur e vendosur e cila mund të konsiderohet edhe historike.

Veseli: 10 milionë euro do t’i shpëtohen njerëzve që janë në nevojë

“Dikush nuk e ka besuar që kjo nuk mund të arrihet, por kjo po shihet që po arrihet. 10 milionë euro do t’i shpëtohen njerëzve që janë në nevojë për faktin se ndoshta askush nuk ka besuar që në spitalet tona mund të arrihet që 100 përqind të arrihet reagimi i shpejt brenda dy orëve, por sot është arritur dhe kemi minimizim të shpenzimeve të qytetarëve tanë“, ka thënë ai.

Kryetari i Odës së Farmacistëve të Kosovës, Arianit Jakupi përmendi rastet ku çmimet kanë diskrepancë nga barnatorja në barnatorja, të cilat natën shpesh edhe ngrisin çmimet, duke dëmtuar qytetarët.

Jakupi: Udhëzimi ka për qëllim rregullimin e çmimeve të produkteve medicionale

“Ky udhëzim administraitv ka për qëllim rregullimin dhe unifikimin e çmimeve të produkteve medicionale në sektorin farmaceotik në Kosovë, duke caktuar kriteret dhe metodologjinë e përcaktimit të çmimeve për produktet medicionle“, tha ai.

Zbatimi i këtij udhëzimi, u tha se do të ndikojë në uljen e çmimeve të barnave, do të kontribuoj edhe në shpenzimet e barnave në sektorin publik.

***

Kryeparlamentari Kadri Veseli dhe ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, kanë nënshkruar Udhëzimin Administrativ për rregullimin dhe unifikimin e çmimit të barnave në nivel vendi.

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismajli deklaroi se këtë reformë e kanë pritur gjatë dhe se me këtë po arrihet një qëllim të cilin janë shumë të kënaqur që po e realizojnë.

Sipas Ismajlit  gjendja në shëndetësi sidomos në aspektin farmaceutik ka qenë jo fort e mirë dhe se Kosova bashkë me Bjellorusinë kanë qenë të vetmet shtete që nuk e kanë pasur këtë udhëzim e që ka mundesuar keqpërdorimim e buxhetit të shtetit.

“Hera e parë që Kosova bëhet me udhëzim Administrativ që obligon të gjitha barnatoret të kenë çmime të njëjta për barna të njëjta” ka deklaruar Ismaili.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat