Në Kamenicë 256 shtëpi furnizohen me ujë të pijshëm

Kosova

Në Kamenicë 256 shtëpi furnizohen me ujë të pijshëm

Nga: A.SH Më: 27 maj 2019 Në ora: 12:50
Qëndron Kastrati

Në Komunën e Kamenicës, 256 shtëpi furnizohen me ujë të pijshëm

Këtë e bëri të ditur kryetari Qëndron Kastrati, përmes një postimi në Facebook duke shkruar se duke ditur që uji është njëra nga nevojat themelore për jetesë, po bëjmë krejt çka është e mundur që qytetarëve tanë t’ua ofrojmë infrastrukturën bazike.

Postimi plotë:

Edhe 256 shtëpi furnizohen me ujë të pijshëm???

Jam shumë i lumtur që bashkë me zv.ministren e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal znj.Magbule Shkodra dhe nënkryetarin Faton Jakupi, bëmë përurimin e projektit për rregullimin e ujësjellësit në lagjen Çamëria. Duke ditur që uji është njëra nga nevojat themelore për jetesë, po bëjmë krejt çka është e mundur që qytetarëve tanë t’ua ofrojmë infrastrukturën bazike.

Vlera e këtij projekti është 125 mijë e 500 euro dhe i jam shumë falënderues MZHR-së,për angazhimin dhe bashkëfinancimin e këtij projekti.

Urime për të gjithë!

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat