Për 24 orë në Kosovë u ngritën 60 aktakuza ndaj 80 personave

Kosova

Për 24 orë në Kosovë u ngritën 60 aktakuza ndaj 80 personave

Më: 27 maj 2019 Në ora: 13:13
Prokuroria e shtetit

Prokuroria e Shtetit ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit prokuroritë themelore kanë ngritur 60 aktakuza kundër 80 personave për vepra të ndryshme penale, si dhe, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar 10 persona për vepra të ndryshme penale.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë bërë 7 kërkesa për caktimin e paraburgimit për 48 orë të 7 personave për vepra të ndryshme penale, si dhe, është bërë një kërkesë për sekuestrim të përkohshëm.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, me urdhër të prokurorit kujdestar ka ndaluar gjashtë (6) persona. Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi për veprën penale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat