Veseli: Me udhëzimin e ri administrativ, s’ka më barna me çmime të ndryshme nëpër barnatoret e Kosovës

Kosova

Veseli: Me udhëzimin e ri administrativ, s’ka më barna me çmime të ndryshme nëpër barnatoret e Kosovës

Nga: A.SH Më: 27 maj 2019 Në ora: 14:50
Kadri Veseli

Është finalizuar udhëzimi administrativ që vendos rregull në çmimin e barnave.

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli përmes Facebook ka bërë të ditur se, nuk do të ketë më barna të njëjta me çmime të ndryshme nëpër barnatoret e Kosovës, pasi që u finalizua udhëzimi administrativ që vendos rregull në çmimin e barnave.

Ai më tej shkruan se, ky është një hap tejet i madh në vargun e reformave në shëndetësi dhe se ndryshime të tjera rrënjësore do të ndodhin në shëndetësi.

Ky është një hap tejet i madh në vargun e reformave në shëndetësi.

Postimi i plotë:

Nuk do të ketë më barna të njëjta me çmime të ndryshme nëpër barnatoret e Kosovës.
Me një punë të jashtëzakonshme sot u finalizua udhëzimi administrativ që vendos rregull në çmimin e barnave. Ky është një hap tejet i madh në vargun e reformave në shëndetësi. Kjo do të kursejë për disa miliona euro buxhetin e shtetit dhe të qytetarëve tanë.
Ndryshime të tjera rrënjësore do të ndodhin në shëndetësi.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat