“Mshele gojën se ta msheli ndryshe”: Kërcënimi i Lushtakut (Pamje)

Kosova

“Mshele gojën se ta msheli ndryshe”: Kërcënimi i Lushtakut (Pamje)

Më: 27 maj 2019 Në ora: 16:08
Nuredin Lushtaku

Lëvizja Vetëvendosje në Skenderaj ka reaguar lidhur me sjelljen e nënkryetarit të kësaj komune, Nuredin Lushtaku, i cili gjatë një seance të Kuvendit Komunal, thotë se i ka kërcënuar dy asamblistë të saj.

Sipas një video që është postuar në faqen zyrtare të Lëvizjes Vetëvendosje të degës në Skenderaj, shihet Lushtaku duke e urdhëruar asamblistin Vjollca Ramadani që ta mbyllë gojën.

“Mshele gojën se ta msheli ndryshe”, i ka thënë Lushtaku Ramadanit.

Ai po ashtu me të njëjtën gjuhë i është drejtuar edhe Hysni Mehanit, asamblistë i VV-së.“Mshele, tani flasim unë dhe ti”, i ka thënë Mehanit.

Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Skenderaj, thotë se dënojnë gjuhën e përdorur në mbledhjen e Kuvendit Komunal, gjithashtu i kërkon kryetarit Bekim Jashari, që të marrë masa t’i ndalë këto kërcënime të vazhdueshme të stafit të tij ndaj asamblistëve që ngritin çështje në mbledhjet e Kuvendit Komunal.

“Tek e fundit, për të ngritur çështje është Kuvendi Komunal”, thonë ata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat