Restaurohet Katedralja e Novobërdës, Haradinaj e quan vlerë të bashkëjetesës

Kosova

Restaurohet Katedralja e Novobërdës, Haradinaj e quan vlerë të bashkëjetesës

Më: 27 maj 2019 Në ora: 16:24
Restaurohet Katedralja e Novobërdës, Haradinaj e quan vlerë të bashkëjetesës

Është restauruar sot Katedralja e qytetit mesjetar të Artanës (ish-Novobërdës), të cilën kryeministri Ramush Haradinaj e quajti vlerë të përbashkët të bashkëjetesës.

Me rastin e inaugurimit të saj, aty bashkë me kryeministrin ishte edhe ambasadori gjerman në Kosovë Christian Heldt.

Me këtë rast Haradinaj tha se katedralja që është rinovuar me ndihmën e Qeverisë gjermane, konfirmon rrugën e gjatë të bashkëjetesës dhe vlerave.

Haradinaj: Katedralja e Artanës, vlerë e përbashkët edhe me Gjermaninë e atëhershme

“Katedralja për të cilën Qeveria gjermane ka dhënë pare dhe i ka dhënë institutit tonë arkeologjik dhe i ka dhënë mundësinë me ardhë në këtë gjendje të renovimit që e konstatuam, është edhe një vlerë e përbashkët. Fatmirësisht, në Kosovë ekzistojnë plot vlera të përbashkëta, pra nuk ndajnë, por janë vlera që bashkojnë, bashkojnë të gjithë ata që kanë jetuar këtu, por edhe partnerët tanë, aleatët tanë në të kaluarën. Në rastin konkret, kjo katedrale është vlerë e përbashkët edhe me Gjermaninë e atëhershme”, tha Haradinaj.

Njëherësh, ai bëri të ditur se vetëm gjatë kohës sa ëhstë kryeministër, Gjermania ka dhënë mbi 100 milionë euro donacione në Kosovë.

Haradinaj: Veç gjatë kohës sa jam unë në detyrë, Gjermania ka dhënë mbi 100 milionë euro donacione

“Si kryetar Qeverie mundë t’ua jap informatën popullit të Kosovës, gjatë kohës sa jam në detyrë Gjermania ka dhënë mbi 100 milion donacione për projekte jashtëzakonisht me rëndësi për jetën e qytetarëve tonë. Ky gjest është shumë domethënës sepse jep edhe për historinë, për vlerat që i ruajmë bashkë”, shtoi ai.

Ambasadori i Gjemanisë, Christian Heldt tha se Instituti Arkeologjik po bën një punë të mirë dhe për këtë e dëshmon edhe ky objekt që sot u rinovua.

Ambasadori gjerman  falënderoi kryeministrin Haradinaj për siç tha ai, interesimin e këtij të fundit për historinë dhe rëndësinë e punës së Institutit Arkeologjik të Kosovës.

Heldt: Të lumtur që përkrahëm këtë projekt të Institutit Albanalogjik të Kosovës

“Jemi të lumtur që patëm mundësinë të përkrahim këtë projekt të Institutit Arkeologjik të Kosovës. Do të doja që zyrtarisht t’ju dorëzoj dokumentet e historisë së Novobërdës që këta njerëz të mrekullueshëm kanë bërë këtu. Do të doja të nderoja arkeologët e këtij vendi, të cilët jo gjithmonë punojnë në kushte të mira por duke luftuar për atë që besojnë, e që është ruajtja e historisë së larmishme e këtij shteti të bukur. 5:08 Jemi të lumtur për këtë që bëmë. Shpresojmë të kemi edhe shumë projekte tjera të përkrahura nga fondi për ruajtjen e kulturës i Ministrisë së Jashtme gjermane meqë mendojmë se ia vlen”, tha ambasadori gjerman.   

Ndërkaq drejtori i Institutit Arkeologjik, Enver Rexha, foli për rëndësinë e këtij projekti, teksa u shpreh optimist se edhe në të ardhmen do të vazhdojnë me monumente të tjera, për çka tha se beson se do të kenë edhe mbështetjen e Qeverisë së Kosovës.

Rexha: Këtë vit jemi marrë me hulumtimet dhe studimin e materialit

“Me ambasadën gjermane ju njoftoj se kemi filluar në vitin 2017 këtë projekt, më 2018 është realizuar konservim dhe restaurim, përveç edhe njohjes dhe hulumtimeve shkencore që janë bërë. Tani këtë vit, jemi marrë më tepër me hulumtimet dhe studimin e materialit, ëhstë një procedurë e kartelizimit dhe shënimit të atyre referencave të tjera dhe kam kënaqësinë t’iu njoftoj që diku me vite të tëra kemi marrë masa për ruajtjen preventive të objektit”, u shpreh ai.

Projekti për restaurimin e katedrales së Artanës ka filluar në vitin 2017 dhe është financuar nga Ambasada Gjermane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat