Rreth 100 milion euro investime për energji të ripërtëritshme pritet të ndodhin në Vushtrri

Kosova

Rreth 100 milion euro investime për energji të ripërtëritshme pritet të ndodhin në Vushtrri

Nga: Z.B Më: 27 maj 2019 Në ora: 17:44

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka bërë të ditur se rreth 100 milion euro investim do të bëhen në Vushtrri për energji të ripërtëritshme, përcjell “Bota sot”.

Tahiri këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook ku është takuar me Ambasadorin e Republikës së Francës z. Didier Chabert, ku kanë nënshkruar Memorandum Mirëkuptimi.

“Projekti Çiçavica Wind Farm ka për qëllim prodhimin e energjisë së ripërtëritshme nga era. Vlera e investimit është rreth 100 milion €. Nga ky projekt do të përfitoj Komuna e Vushtrrisë por edhe e tërë Kosova. Projekti synon të prodhojë rreth 100 MË/h energji elektrike nga era ku në malin e Çycavicës do të vendosen deri në 17 turbina për prodhim të energjisë nga era”, ka shkruar Tahiri.

Postimi i plotë:

Rreth 100 milion € investime për energji të ripërtëritshme pritet të ndodhin në Vushtrri

Sot, në prani edhe të Ambasadorit të Republikës së Francës z. Didier Chabert, në zyrën e Kryetarit të Vushtrrisë, u nënshkrua Memorandumi i Mirëkuptimit në mes të Komunës së Vushtrrisë dhe Çiçavica Ëind Farm 1 L.L.C (projekt i kompanisë franceze Akou Energy).

Projekti Çiçavica Ëind Farm ka për qëllim prodhimin e energjisë së ripërtëritshme nga era. Vlera e investimit është rreth 100 milion €. Nga ky projekt do të përfitoj Komuna e Vushtrrisë por edhe e tërë Kosova. Projekti synon të prodhojë rreth 100 MË/h energji elektrike nga era ku në malin e Çycavicës do të vendosen deri në 17 turbina për prodhim të energjisë nga era.

Në bazë të këtij memorandumi Komuna e Vushtrrisë do të përfitojë:

- Të hyra direkte nga projekti që korrespondojnë në vlerën prej 1% të të ardhurave vjetore të projektit Çiçavica Ëind Farm;
- Bursa studimi në Francë, për studentët vushtrrias dhe studentët nga e gjithë Kosova në fushën e energjisë së ripërtëritshme, ku Ambasada Franceze në Prishtinë do të angazhohet dhe do të ndërmjetësojë për këtë qëllim;
- Subvencionim të Organizatave Joqeveritare lokale për të zhvilluar turizmin energjetik në Malin e Çycavicës.
Ky është një moment tepër i rëndësishëm për zhvillimin e Vushtrrisë dhe të Kosovës. Ne jemi të përkushtuar dhe të hapur për investitor të huaj që do të nxisin zhvillimin ekonomik të qytetit tonë, Ky do të jetë investimi më i madh privat në Vushtrri, ndërsa Komuna mbetet e përkushtuar që në një proces transparent të mbështes investimin.

Ambasadori i Francës në Kosovës z. Chabert theksoi që kompania Akou Energy është lidere në Evropë në fushën e energjisë së ripërtëritshme dhe ky memorandum sot tregon për seriozitetin e këtij investimi.
 

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat