Policia: Në veri janë arrestuar policë shqiptarë, serbë e boshnjakë

Kosova

Policia: Në veri janë arrestuar policë shqiptarë, serbë e boshnjakë

Më: 28 maj 2019 Në ora: 10:18
Foto ilustruese

Operacioni policor i cili po shtrihet në disa rajone të ndryshme, përfshirë komunat Zveçan, Zubin Potok, Leposaviç, Mitrovicë Veri, Mitrovicë Jugu, Skenderaj dhe Drenas, deri më tani ka rezultuar me arrestimin e disa qytetarëve dhe disa zyrtarëve policorë të nacionaliteteve të ndryshme si shqiptarë, serbë dhe boshnjakë, të cilët kanë qenë të dyshuar, thotë policia përmes një komunikate për media.

Policia e Kosovës bën të ditur se së bashku me  IPK-në përveç hasjes në rezistencë të armatosur në Veri të Mitrovicës, ka hasur edhe në disa bllokada të rrugëve, të cilat kanë penguar qarkullimin e mjeteve zyrtare, me ç’rast është detyruar të përdoren mjetet e nevojshme për lirimin e rrugëve me qëllim të vazhdimit të operacionit policor.

Theksohet se si pasojë e pengesave të krijuara dhe pengimit të veprimeve policore në terren  nga ana e disa qytetarëve në Veri të Mitrovicës, Policia e Kosovës ka shoqëruar në stacion policor edhe disa qytetarë të involvuar në këto raste.

“Institucionet relevante iu bëjnë thirrje të gjithë qytetarëve që të mos bien pre e provokimeve të ndryshme, pasi ky operacion policor ka për qëllim luftën kundër krimit dhe është në interes të të gjithë qytetarëve dhe vendit”, thuhet në komunikatën e PK-së.    

Operacioni policor është ende në vazhdim e sipër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat