Arrestohen 4 doganierë dhe 4 kontrabandistë në Vërmicë

Kosova

Arrestohen 4 doganierë dhe 4 kontrabandistë në Vërmicë

Më: 28 maj 2019 Në ora: 11:20
Foto

Prokuroria Themelore në Prizren, në bashkëpunim me hetuesit e Doganës, pas një hetimi disa mujor duke përdorur teknikat speciale të hetimit dhe vëzhgimit, ka arritur që dje të arrestojë katër zyrtarë doganor të Pikës Doganore në Vërmicë dhe katër qytetarë, dy prej tyre shtetas të Shqipërisë.

Zyrtarët doganor me inicialet H.D., B.M., D.H., dhe A.Z., dyshohen se të njëjtit në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 422 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.

Ndërsa, katër të dyshuarit tjerë, dy prej tyre shtetas të Shqipërisë, me inicialet M.A., V.S., V.S. dhe L.Rr., dyshohen se të njëjtit në bashkëkryerje kanë kryer veprat penale “Kontrabandimi i mallrave”, “Tregtia e ndaluar” dhe “Shmangia nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore”.

Prokuroria Themelore ne Prizren, për tetë personat e lartëcekur ka lëshuar aktvendim për ndalim, dhe të dyshuarit do të mbahen 48 orë në ndalim deri në një vendim tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat