Ministri Gashi ka pritur në takim hendbollistët e klubit të Istogut - Bota Sot
Ministri Gashi ka pritur në takim hendbollistët e klubit të Istogut

Kosova

Ministri Gashi ka pritur në takim hendbollistët e klubit të Istogut

Nga: Z.B Më: 28 maj 2019 Në ora: 13:18
Pamje nga takimi

Ministri i Kulturës Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi ka pritur në takim hendbollistët e klubit të Istogut së bashku me trajnerin e tyre Faruk Shala, pas suksesit të tyre që fituan titullin e kampionit në kategorinë U-17 si dhe kanë fituar Kupën e Kosovës, përcjell “Bota sot”.
 

Ministri Gashi këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook ku tha se sukseseve në sport i gëzohemi të gjithë, ngase, siç thotë ai, aq më tepër kur gjeneratat e reja korrin suksese, ky fakt jep shpresë për të punuar dhe për t’u angazhuar edhe më shumë drejt arritjeve të reja.

"E mirëpres suksesin e femrave të klubit hendbollistik Istogu. Prezantimi dhe fitoret e hendbollisteve brenda dhe në garat jashtë vendit meriton të shpërblehet", ka shkruar Gashi.

Postimi i plotë:

Sot prita në takim hendbollistet e klubit Istogu dhe trajnerin e tyre Faruk Shala, pas sukseseve që hendbollistet kanë arritur të fitojnë titullin e kampionit në kategorinë U-17 si dhe kanë fituar Kupën e Kosovës🏆

Sukseseve në sport i gëzohemi të gjithë, aq më tepër kur gjeneratat e reja korrin suksese, ky fakt jep shpresë për të punuar dhe për t’u angazhuar edhe më shumë drejt arritjeve të reja.
E mirëpres suksesin e femrave të klubit hendbollistik Istogu. Prezantimi dhe fitoret e hendbollisteve brenda dhe në garat jashtë vendit meriton të shpërblehet. Duke qenë se KHF Istogu ka arritur të shpallet kampion dhe të fitojë Kupën e Kosovës në hendboll, kemi marrë vendim që ta shpërblejmë me 10 mijë euro, si shenjë falënderimi, mirënjohje por edhe si motivim për hendbollistet e Istogut. KG

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...