19 policë të arrestuar nga aksioni kundër krimit të organizuar

Kosova

19 policë të arrestuar nga aksioni kundër krimit të organizuar

Më: 28 maj 2019 Në ora: 14:24
Foto

Policëve të arrestuar në aksionin e sotëm në veri të Mitrovicës u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Kështu kanë bërë të ditur Policia e Kosovës gjatë një konference për media.

Të arrestuar në këtë aksion janë 19 pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

“Punonjësit e policisë dyshohen për vepra penale, si kontrabandim, keqpërdorim, dhënie e ryshfetit. Në 12 lokacione janë arrestuar 19 policë. Janë konfiskuar si armë pajisje teknologjike dhe një sasi parash. Zyrtaret e arrestuar janë ndaluar për 48 orë dhe janë suspenduar “, ka thënë Policia.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat