Më 6 qershor Deçani thërret protestë paqësore, për zgjidhjen e kontestit të Manastrit

Kosova

Më 6 qershor Deçani thërret protestë paqësore, për zgjidhjen e kontestit të Manastrit

Nga: A.SH Më: 28 maj 2019 Në ora: 16:02
Pamje nga takimi

Pas mbledhjes së jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal, e cila ishte mbajtur dje dhe pas deklaratës së përbashkët të të gjitha subjekteve politike, sot me iniciativën e të gjitha subjekteve politike, është thirrur protestë paqësore më 6 qershor në ora 12:00, për zgjidhjen e problemit rreth kontestit në mes të Komunës së Deçanit dhe Manastirit të Deçanit.

Këtë e bëri të ditur kryetari i kësaj komune, Bashkim Ramosaj, përmes një postimi në Facebook, duke uruar që ky kontest të përfundoj në të mirë të dy palëve.

Postimi i plotë:

Pas mbledhjes së jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal, e mbajtur dje, dhe deklaratës së përbashkët të të gjitha subjekteve politike, sot me iniciativën e të gjitha subjekteve politike, Komunës së Deçanit dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile në Deçan. Të shqetësuar me zhvillimet e fundit, rreth kontestit në mes të Komunës së Deçanit dhe Manastirit të Deçanit, u dakorduam që me dt. 6 qershor 2019, në ora 12:00, të organizohet protestë paqësore ,ku objektiv kryesore do të jetë ftesa dhe kërkesa për Manastirin e Deçanit, që ky kontest të përfundoj në të mirë të dy palëve. Një zgjidhje e përbashkët e cila do të bënte që të ndihej mirë edhe Manastiri i Deçanit dhe Qytetarët e Deçanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat