Lekaj: Kosova ka urën më të gjatë në rajon, kaq miliona ka kushtuar autostrada “Arbën Xhaferi”

Kosova

Lekaj: Kosova ka urën më të gjatë në rajon, kaq miliona ka kushtuar autostrada “Arbën Xhaferi”

Më: 29 maj 2019 Në ora: 08:42
Ministri i Infrastrukturës i Kosovës, Pal Lekaj

Ministri i Infrastrukturës i Kosovës, Pal Lekaj, ka thënë se çmimi i ndërtimit të autostradës “Arbën Xhaferi” e cila inaugurohet sot nuk është më i lartë se në vendet e rajonit.

Ai ka thënë se ky projekt është i ndërtuar me standarde të larta.

“Kosova ka urën më të gjatë dhe më të gjerë në rajon. Gjatësia është 5.7 kilometra pa ndërprerje kurse maksimumi i lartësisë është 83 metra. Ka pasë shumë fjalë, nëse e marrim kriterin e ndërtimit të strukturave me rajonin ne jemi shumë mirë me çmim. E kam krahasuar një urë në Kroaci me 2.5 kilometra e cila kushton 430 milionë ndonëse ndërtohet në det”.

“Në projektin në Kosovë kanë punuar 383 nënkontraktorë të gjithë nga Kosova dhe numri i punëtorëve ka qenë 9 mijë 384. Është dhënë mjaft buxhet, por 80% është ndalë në Kosovë. 706 milionë euro në tërësi ka kushtuar projekti”, ka thënë Lekaj në Sytë 7.

Sa i përket nisjes së ndërtimit të autostradës Prishtinë-Pejë, Lekaj ka konfirmuar se tenderi do të shpallet këtë javë.

“Në fund të gushtit i tërë projekti do të fillojë. Është bërë shpronësimi, elobaroati, fizibiliteti, paratë ekzistojnë. Koston nuk e di tash sepse ka oferta dhe tregu është i lirë. Paraja që eksiton është 238 milionë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat