“Jetimat e Ballkanit” dhe Komuna ndërtojnë edhe 7 shtëpi të reja në Dragash

Kosova

“Jetimat e Ballkanit” dhe Komuna ndërtojnë edhe 7 shtëpi të reja në Dragash

Më: 29 maj 2019 Në ora: 21:05
Shaban Shabani dhe Halil Kastrati

Kryetari i Komunës së Dragashit, Shaban Shabani dhe Halil Kastrati nga Shoqata Bëmirëse “Jetimat e Ballkanit”, kanë nënshkruar sot marrëveshje për ndërtimin e 7 shtëpive për familjet që nuk kanë kushte minimale për banim me sistemin “Çelësa në dorë” .

Siç njofton Komuna, të dy palët zotohen se do t’i përmbahen marrëveshjes së nënshkruar.

“Komuna e Dragashit është e përkushtuar që qytetarëve të saj të ju ndihmojë sado pak në krijimin e kushteve për banim”.

Kryetari i Komunës ka falënderuar Shoqatën Bamirëse “Jetimat e Ballkanit” që për të dytin vit radhazi kanë një bashkëpunim me Komunën e Dragashit, me shpresën se ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe vitet e ardhshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat