Gjejnë valltare duke punuar pa leje, mbyllen tri lokale në Klinë dhe Istog

Kosova

Gjejnë valltare duke punuar pa leje, mbyllen tri lokale në Klinë dhe Istog

Më: 30 maj 2019 Në ora: 15:00
Ilustrim

Stacioni Policor në Klinë dhe Istog, të përkrahur nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, në bashkëpunim me Prokurorinë dhe Gjykatën Themelore në Pejë, kanë bërë implementimin e urdhëresës për kontrollimin e lokaleve të parapara me plan në katër lokacione të ndryshme.

Në këtë plan të zhvilluar dje, në zonën e Klinës dhe Istogut, kanë qenë të përfshirë oficerë policorë nga Stacioni Policor në Klinë, Stacioni Policor në Istog, NJRSH-DRP Pejë, njësia Trafikut Rajonal, Inspektorati Komunal.

Gjatë operacionit policor nga Inspektorati komunal në 5 lokale në mungesë të dokumentacionit janë mbyllur dy lokale në komunën e Klinës dhe një në komunën e Istogut.

Në këto lokale janë hasur punëtore - valltare duke punuar pa leje të punës, me të cilat lidhur me punën dhe qëndrimin e tyre në Republikën e Kosovës është duke u marrë DHTQNJ-Pejë dhe Njësia për Migracion.

Gjatë këtij operacioni në një veturë në oborrin e njërit nga lokalet në komunën e Klinës është gjetur dhe është konfiskuar një revole me shtatë fishekë.

Ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti mbajtje në pronësi, kontroll dhe shfrytëzim i paautorizuar i armës, dhe me urdhër të prokurorit të shtetit është ndaluar për 48 orë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat