Komuna e Vushtrrisë miraotn rezolutë kundër gjuhës që nxit dhunë politike, mosdurim etnik fetar e politik dhe të urrejtjes

Kosova

Komuna e Vushtrrisë miraotn rezolutë kundër gjuhës që nxit dhunë politike, mosdurim etnik fetar e politik dhe të urrejtjes

Më: 30 maj 2019 Në ora: 15:51
Kuvendi i Komunës së Vushtrrisë

Kuvendi i Komunës së Vushtrrisë duke reaguar ndaj deklarimeve në Kuvend të Komunës të asamblistit të PDK-së Lorik Maxhuni, i cili bëri thirrje për gjyq publik ndaj kryetarit të Komunës dhe drejtorëve komunal, me qëllim të ruajtjes së harmonisë politike, etnike e fetare, aprovoi një Rezolutë kundër gjuhës së dhunës, të urrejtjes e mosdurimit, e ku theksohet që:

Harmonia politike e ndërfetare dhe etnike në Qytetin më të vjetër të Kosovës në Vushtrri është vlera më themelore qytetare që e kemi trashëgim e që duhet ta kultivojmë e ta ruajmë; Kuvendi i Komunës së Vushtrrisë distancohet nga gjuha politike e subjekteve apo individëve që përmes deklarimeve publike bëjnë thirrje për dhunë politike e gjyqe publike të zyrtarëve publik komunal; Gjuha e cila nxitë dhunën politike apo çfarëdo lloj mosdurimi politik fetar e etnik është e papranueshme për Kuvendin e Komunës dhe për qytetin e Vushtrrisë; Cilido pretendim për keqpërdorim të pozitës zyrtare apo të autoritetit duhet të adresohet në organet kompetente ligjvënëse.

Rezoluta është përkrahur nga të gjitha grupet politike në Kuvendin e Komunës (LDK, VV, AKR, AAK, LB, NISMA, PD) përveç Grupit të Asamblistëve të PDK-së

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat