Ilaçet e shtrenjta, shteti nuk i ndihmon pacientët me sklerozë multiple

Kosova

Ilaçet e shtrenjta, shteti nuk i ndihmon pacientët me sklerozë multiple

Më: 30 maj 2019 Në ora: 22:52
Foto ilustrim

Të prekurit nga sëmundja e Sklerozës Multiple po përballen me probleme.

Ata po ankohen se nuk po mund të marrin terapinë e nevojshme.

Shteti nuk po ua siguron ilaçet, e ata s’po mund t’i blejnë vetë, sepse kushtojnë shumë shtrenjtë.

Në Kosovë janë të prekur rreth 1300 persona me sëmundjen e sklerozës multiple.

Por, vetëm 100 prej tyre marrin terapi në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, përkatësisht në Klinikën Neurologjike.

Gjatë ditës së sotme u shënua Dita Botërore e Sklerozës Multiple ku u theksua nevoja e madhe që institucionet t’i përkrahin pacientët me këtë patologji.

Skleroza Multiple prek trurin dhe palcën kurrizore, duke e shkatërruar mbështjellësin e fijeve nervore.

Simptomat e zakonshme të kësaj sëmundjeje janë: çrregullimi i shikimit, dhembja dhe mpirja e gjymtyrëve, vështirësitë në koordinim, dobësimi i muskujve, lodhja, çrregullimi i disponimit dhe çrregullimi në jashtëqitje dhe urinim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat