Sot nis konferenca dedikuar shëndetit, mirëqenies dhe të drejtave të fëmijëve - Bota Sot
Sot nis konferenca dedikuar shëndetit, mirëqenies dhe të drejtave të fëmijëve

Kosova

Sot nis konferenca dedikuar shëndetit, mirëqenies dhe të drejtave të fëmijëve

Më: 31 maj 2019 Në ora: 07:37
Ilustrim

Prej sot për tri ditë me radhë do të mbahet konferenca ndërkombëtare dedikuar “Shëndetit, Mirëqenies dhe të Drejtave të Fëmijëve” e cila do të mbahet në Prishtinë.

Konferenca është nismë e organizatës jo qeveritare Qendra për Hulumtime Psiko-Sociale dhe Mjekësore (QHPSM) dhe këtë vit organizohet në bashkëpunim me Zyrën për Qeverisje të Mirë/Zyra e Kryeministrit të Republikës së Kosovës dhe SOS Fshatrat e Fëmijëve.

Sipas organizatorëve, qëllimi i ngjarjes është i shumëfishët. 

“Duke shënuar 1 Qershorin “Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve”, të mbledhë së bashku partnerët tanë që punojnë për shëndetin, mirëqenien dhe të drejtave të fëmijëve, e që njëherit përfaqësojnë autoritetet kombëtare, akademikë vendorë dhe ndërkombëtarë, hulumtues shkencorë, profesionistë shëndetësorë, profesorë e studentë të rijnë, shoqërinë civile, që do të ndajnë rezultatet e studimeve të tyre me ekspertë ndërkombëtar në një platformë shkencore unike për Republikën e Kosovës”, thuhet në deklaratë. 

Gjithashtu, eventi do të shërbejë edhe për lansimin e Strategjisë dhe Planit të Veprimit për të Drejtat e Fëmijëve 2019-2023 në Republikën e Kosovës.

Strategjia është dokumenti më i rëndësishëm i politikave gjithëpërfshirëse të të drejtave të fëmijëve, që mobilizon të gjitha institucionet përgjegjëse të investojnë në fëmijë, me vizionin se investimi në fëmijë është gjëja e duhur për tu bërë, në aspekt të planifikimit të politikave afatgjate drejtë përmirësimit të pozitës aktuale të shtetit dhe është investim ekonomik me vlera të mëdha në kthim.

“Nxitja e pavarësisë personale dhe shëndetësore të fëmijëve, dhe jo vetëm, dhe tentimi për të gjetur zgjidhje kreative të problemeve janë elemente kyçe që do të tentojmë t’i theksojmë me anë të aktiviteteve që parashihen të realizohen në konferencë. Duke synuar që fëmijët t’i shndërrojmë në bashkëpunëtorë, që kanë edhe përgjegjësi, brenda ekipit që do të merret me ruajtjen, përkujdesjen dhe ngritjen e nivelit të shëndetit të tyre dhe respektimin e të drejtave të tyre”, përfundon deklarata.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...