Zyrtarë të komunës së Drenasit po hetohen për një tender

Kosova

Zyrtarë të komunës së Drenasit po hetohen për një tender

Më: 31 maj 2019 Në ora: 14:38
Policia e Drenasit

Policia e Drenasit njofton se sot ka intervistuar pesë persona, tre prej tyre zyrtarë të komunës për si të dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Policia njofton se është njoftuar nga vet komuna për të marr veprime në lidhje me një rast që ka ndodhur më 12 prill të këtij viti.

Rasti  ka të bëjë me dyshimet për përfshirje të disa zyrtarëve në veprat penale ‘keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar dhe  mashtrimi në detyrë’, që ndërlidhen me një projekt tenderues të disa viteve më parë.

“Pas hetimeve të kryera në cilësinë e personave të dyshuar janë intervistuar pesë persona,  prej tyre tre zyrtarë të kësaj komune, një ish zyrtar i komunës dhe një person i kontraktuar për menaxhimin e projektit tenderues, të cilët me vendim të prokurorit kompetent janë dërguar në ndalim për 48 orë”, thuhet në komunikatën e Policisë.

Lidhur me këtë rast Policia e Kosovës është duke vazhduar hetimet mbi dyshimet e bazuara të përfshirjes së mundshme edhe të personave të tjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat