Deputeti i LDK-së: Terror kolektiv mbi një grua të pafajshme

Kosova

Deputeti i LDK-së: Terror kolektiv mbi një grua të pafajshme

Nga: A.ZH Më: 31 maj 2019 Në ora: 15:18
Arben Gashi

Edhe deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Arben Gashi, ka dënuar sulmin ndaj gruas rome në Ferizaj.

Ai ka thënë se sulmi ndaj saj, është terror kolektiv, përcjell Bota sot.

“Terror kolektiv mbi një grua të pafajshme.Turp për të gjithë ata që morën pjesë në këtë dhunë, racizëm, diskriminim, dhe poshtërim publik”, ka shkruar deputeti Gashi në një postim në Facebook.

Gruaja rome ishte etiketuar gabimisht se grabitëse fëmijësh dhe ishte sulmuar nga turma. Edhe pse Policia e Kosovës kishte deklaruar se e ka marrë në mbrojtje, ajo u sulmua sot sërish nga një grup i të rinjve./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat