INPO kërkon mbrojtje të viktimës së dhunës dhe ndjekje të personave përgjegjës

Kosova

INPO kërkon mbrojtje të viktimës së dhunës dhe ndjekje të personave përgjegjës

Më: 31 maj 2019 Në ora: 16:58

INPO reagon ashpër ndaj sulmit fizik të ushtruar nga një qytetareje, e cila është raportuar se i takon përkatësisë rome.

“Sulmi fizik dhe linçimi i një qytetareje të pafajshme është i papranueshëm dhe INPO dënon ashpër këtë dhunim të të drejtave të njeriut, lirisë së lëvizjes dhe të drejtës për jetë të një qytetareje, e cila siç vërehet në videot e publikuara në media me asnjë veprim nuk e ka provokuar asnjë situatë, e cila do të prodhonte pasojën e dhunës fizike ndaj saj”, thuhet në komunikatë të INPO-s.

INPO vlerëson se mekanizmat e sigurisë dhe ndjekjes duhet të reagojnë me urgjencë për ta mbrojtur viktimën e dhunës brutale dhe të njëjtën kohë të nxjerrin para përgjegjësisë të gjithë personat e përfshirë në këto veprime të dhunshme.

INPO gjithashtu bën thirrje për mediat, të cilat duhet ta luajnë rolin e tyre, duke respektuar parimet e informimit për të raportuar vetëm të vërtetën, sepse në të kundërtën sikurse në këtë rast, raportimet joprofesionale dhe jo etike mund të prodhojnë pasoja fatale për jetën e qytetarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat