Halil Kastrati e jep lajmin e madh, thotë se deri në fund të këtij viti do t’i ndërtojnë 800 shtëpi

Kosova

Halil Kastrati e jep lajmin e madh, thotë se deri në fund të këtij viti do t’i ndërtojnë 800 shtëpi

Më: 31 maj 2019 Në ora: 23:52
Halil Kastrati

Kryetari i Shoqatës “Jetimët e Ballkanit”, Halil Kastarati duke folur në inaugurimin e punimeve në ndërtimin e shtëpisë së Pleqve në Suharekë, ka thënë ka premtuar se deri në fund të vitit 2019, planifikojnë të finalizojnë nderimin e 800 shtëpi.

“Jetimët e Ballkanit këtë vit, mbushin 10 vite aktivitet. E ne në dhjetë vjetorin e themelimit të shoqatës tonë, po nis edhe finalizimi i këtij projekti, që gjatë kësaj periudhe 10 vjeçare, ne kemi mësuar, se është e domosdoshme për popullin tonë dhe për Kosovën. Kemi gjetur shumë prindër që Zoti s’u ka falur fëmijë, kemi shumë prej tyre që ne i mbajmë nën kujdes me gjëra ushqimore për çdo muaj. E pse mos ta kenë një vend si kjo. Mendoj që nuk do të ju mungon asnjë kush, në ato që ata kanë nevojë. Kryeministër, Jetimët e Ballkanit për tre vite e gjysmë kanë ndërtuar 400 shtëpi, Jetimët e Ballkanit, vetëm në muajin e Ramazanit kanë nis ndërtimin e 200 shtëpive tjera. Deri në fund të 2019, planifikojmë të finalizojmë 800 shtëpi”, tha Kastrati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat