Hoxha uron 1 Qeshorin: Duhet të angazhohemi për një të ardhme më të mirë për fëmijët tanë

Kosova

Hoxha uron 1 Qeshorin: Duhet të angazhohemi për një të ardhme më të mirë për fëmijët tanë

Nga: M.H Më: 1 qershor 2019 Në ora: 13:10
Dhurata Hoxha

Ministrija e Integrimëve Evropiane ka uruar përmes rrjetit social Facebook 1 Qeshorin, ajo uroi ditën e fëmijëve duke postuar një foto famlijare, shkruan Bota sot.

Hoxha shkruajti që dita e fëmijëve është një ditë e veçantë për ta ndarë me fëmijët e saj, Hanën dhe Malin.

Ndër të tjera ajo tha se duhet të angazhohemi për një të ardhme më të mirë për fëmijët duke iu mbrojtur të drejtat e tyre.

Postimi i plotë:

Dita e fëmijëve, është ditë e veçantë, dita më e bukur për ta ndarë gëzimin me Hanën dhe Malin, duke uruar lumturi për krejt fëmijët e botës.

Jo vetëm sot, por çdo ditë, ne duhet të angazhohemi për një të ardhme më të mirë për fëmijët tanë, duke mbrojtur të drejtat e tyre dhe duke ofruar mundësi për rritjen e tyre të shëndoshë.

#DhurataHoxha

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat