Aksident i rëndë – Vetura për pak hyn në një shtëpi

Kosova

Aksident i rëndë – Vetura për pak hyn në një shtëpi

Më: 2 qershor 2019 Në ora: 19:14
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në magjistralen Prishtinë – Podujevë, përkatësisht në fshatin Lupç.

Në këtë aksident, sipas pamjeve të siguruara nga Llapi.info, kanë qenë të përfshira dy vetura, me ç’rast njëra ka dalë jashtë rrugës.

Sipas dëshmitarëve, në këtë aksident ka edhe persona të lënduar, derisa edhe ekipet policore dhe mjekësore kanë dalë në vendin e ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat