E qerasi me kafe romen e rrahur, kaçanikasi rrëfen detaje nga takimi

Kosova

E qerasi me kafe romen e rrahur, kaçanikasi rrëfen detaje nga takimi

Më: 2 qershor 2019 Në ora: 20:12

Përderisa në Lipjan e Ferizaj gruaja rome u prit me grushte, në Kaçanik ajo u mirëprit me kafe, raporton T7

Njihet si Ura e Konakut. Sipas qytetarëve të Kaçanikut, kushdo që e kalon këtë urë, është i mirëpritur në këtë qytet.

E tri javë me parë, këtu kishte kaluar edhe gruaja më e përfolur e ditëve të fundit në vend.

Por këtu, ajo ishte më ndryshe se në qytetet tjera ndryshe.

E ata që e qerasën me kafe, thonë që këtë e bënë sepse e vërejtën që nuk ishte nga ky qytet.

Tafili thotë se biseduan shumë pak më të, pasi nuk fliste shqip.

Tafili thotë që gruaja që e qerasën nuk dukej e rrezikshme, prandaj mbeti i habitur kur e pa që ajo u sulmua në qytetet e tjera.

E banorët e Kaçanikut thonë se një veprim i tillë këtu, është i zakonshëm.

Emërtimet mikpritëse bien në sy edhe në kafenetë e këtij qyteti të vogël të Kosovës.

Pavarësisht që policia lëshoi komunikatë ku thuhet se Z.S, nuk përbën rrezik, ajo ditë më parë, ishte sulmuar fizikisht nga disa të rinj, në dy qytete të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat